Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka pritur në takim përfaqësuesin special të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor Stuart Peach , shoqëruar nga ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, me të cilin diskutuan rreth ngjarjeve të sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë, raporton Gazeta Blic.
Sipas një njoftimi për media, thuhet se Mehaj gjatë takimit theksoi faktin që Rusia përmes Serbisë është duke shtrirë ndikimin në Ballkan, e ngjarjet aktuale në veri të vendit janë pikërisht vepër e grupeve kriminale të nxitura e të financua nga këto dy shtete që ka për qëllim destabilizimin e vendit.
“Ministri po ashtu e njoftoi z. Stuart Peach për gjitha avancimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës si dhe bashkëpunimin e ngushtë që ekziston ndërmjet Ministrisë së Mbrotjes të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Britanisë së Madhe”, thuhet dnër të tjera në njoftimin.


