Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka përshëndetur projektligjin e Senatit Amerikan, i cili parasheh bashkëpunimin e ngushtë mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën ushtarake, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sipas këtij projektligji, ushtria e Kosovës do të angazhohet në trajnime dhe stërvitje të përbashkëta ushtarake të udhëhequra nga SHBA.
Postimi i tij i plotë:
Është për tu përshëndetur projektligji i Senatit Amerikan i cili parasheh bashkëpunimin e ngushtë mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën ushtarake.
Sipas këtij projektligji ushtria jonë së bashku do të angazhohen në trajnime dhe stërvitje të përbashkëta ushtarake të udhëhequra nga SHBA.
Ngritja e kapaciteteve tona, shkollimi, trajnimet, misionet dhe operacionet ushtrake, janë zhvilluar dhe do të zhvillohen gjithnjë në bashkëpunim dhe me mbështetje SHBA-të si partneri ynë strategjik.
Kos


