Lajme

Mehaj për FSK-në: Të pandalshëm, të pathyeshëm dhe të pakthyeshëm!

03/20/2022 11:49
nga:Donika Fetahu

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes kanë diplomuar  liderët e rinj nga kontingjenti i nënoficerëve të FSK-së.

“Me program mësimor të bazuar në modelin e sistemit të arsimor të ushtrisë amerikane, kursantët tanë, zhvilluan njohuritë dhe aftësitë profesionale të udhëheqjes së njësive në teatrot e operacioneve në  nivelin taktik”,ka shkruar Mehaj në rrjetin social Facebook.

Ai ka thënë se Kosova së bashku me aleatët e saj, janë të pandalshëm, të pathyeshëm dhe të pakthyeshëm.