Lajme

Mehaj në takim me përfaqësuesin e Kosovës për Marrëdhënie me NATO-n: Vazhdojmë angazhimet për anëtarësim të vendit tonë

03/24/2022 17:37
nga:Genita C

Ministri i Mbrojtjës, Armend Mehaj ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesin e Republikës së Kosovës për Marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj, raporton GazetaBlic.

Mehaj përmes një shkrimi në “Facebook” u shpreh se janë duke vazhduar angazhimet për anëtarësim të vendit tonë në NATO.

POSTIMI I PLOTË

Vazhdojmë angazhimet për anëtarësim të vendit tonë në NATO.

Sot prita në takim Përfaqësuesin e Republikës së Kosovës për Marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj, me të cilin diskutuam për angazhimet tona institucionale për procesin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO.

Ishte qëndrim i përbashkët që këtij procesi t’i qasemi me strategji të mirëfilltë shtetërore dhe të koordinuar me miqtë tanë ndërkombëtar.