Lajme

Mehaj i shpreh ngushëllime homologut turk për viktimat e minierës në Bartin

10/18/2022 18:30
nga:Y I

Ministri i Mbrotjes, Armend Mehaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar, raporton Gazeta Blic.

Gjatë kësaj bisede ata kanë diskutuar çështjet bilaterale dhe rajonale të mbrojtjes dhe sigurisë dhe bashkëpunimit bilateral në industrinë e mbrojtjes në kuadër të partneritetit mes dy vendeve.

Mehaj gjatë komunikimit i ka shprehur ngushëllime edhe tragjedinë në mierën Bartin ku humbën jetën dhjetra persona.

Njoftimi i plotë:

Sot kam zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar.

Gjatë bisedës me Ministrin Akar diskutuam çështjet bilaterale dhe rajonale të mbrojtjes dhe sigurisë dhe bashkëpunimit bilateral në industrinë e mbrojtjes në kuadër të partneritetit mes dy vendeve, qeverive dhe ministrive tona.

Ndër të tjera, në emrin tim, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë sonë i përcolla edhe ngushëllimet për popullin turk dhe familjarët e viktimave që humbën jetën në fatkeqësinë e minierës në Bartin.

Republika e Turqisë, si vend anëtar i NATO-s, është ndër partnerët tanë më të rëndësishëm në proceset tona zhvillimore.