Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i ka reaguar ministrit të Brendshëm serb, Aleksandër Vulin lidhur me deklaratën për masakrën e Reçakut.
Mehaj ka thënë se nuk është i befasuar nga skenarët antishqiptar e antinjerëzor nga kreatorët e krimeve çnjerëzore.
Më tutje, Mehaj, ka thënë se bota e di të vërtetën si për Reçakun ashtu edhe për Vukovarin e Srebrenicën, raporton Gazeta Blic.
Reagimi i plotë:
Të mësuar me mposhtjen e së vërtetës për projektin barbar serb mbi 150 vjeçar për shfarosjen e shqiptarëve, me gënjeshtra e poshtërsi, mundohen ta bëjnë edhe tani pinjollët e kryekriminelit Millosheviç, si Vulin.
Neve nuk na befason asgjë nga skenarët e tillë antishqiptar dhe antinjerëzor të kreatorëve të krimeve më çnjerëzore.
Bota di të vërtetën edhe të Vukovarit e Srebrenicës siç di , parë e ndjerë edhe masakrën e Reçakut.
E Vërteta e Madhe, gur e shpirt i skalitur është edhe Almiri 14 vjeçar që iu këputë jeta bashkë me 45 familjarë e bashkëfshatarë të Reçakut, për të vetmin “faj” se ishin shqiptarë, nga gjakatarët barbarë serb, që udhëhiqeshin atë kohë nga qeveria kriminale serbe ku bënte pjesë edhe Vuçiq.
Bota e vlerave demokratike dhe humane duhet të reagoj fuqishëm ndaj kësaj bastardie të qeverisë serbe të radhës, sepse Ne nuk harrojmë kurr!


