Lajme

Mehaj dhe homologu kroat bisedojnë për anëtarësimin e Kosovës në iniciativa rajonale të sigurisë

04/30/2021 15:26
nga:Y I

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në kuadër të vizitës zyrtare në Kroaci është takuar me homologun e tij nga ky shtet, Mario Banoziq.

Në takimin mes tyre u diskutua rreth bashkëpunimit dypalësh të mbrojtjes dhe mundësisë për avancimin e bashkëpunimit edhe në industrinë e mbrojtjes.

Pastaj rreth angazhimit dhe rolit të rëndësishëm të Kroacisë në NATO dhe misionin e KFOR-it si dhe për përkrahjen e vazhdueshme të Kroacisë për anëtarësim të Kosovës në iniciativat rajonale të sigurisë dhe mbrojtjes me theks të veçantë në Kartën e Adriatikut- SHBA (A5), e cila këtë vit kryesohet nga Republika e Kroacisë.

Gjatë vizitës katërditore, Mehaj me delegacionin e tij, zhvilloi vizitat në kompanitë prodhuese për t’u njohur nga afër me cilësinë e pajisjeve të prodhuara nga kompanitë kroate të industrinë e mbrojtjes.

Në vazhdën e aktiviteteve të shumta, ministri, përveç takimit me stafin diplomatik të Kosovës në Zagreb, po ashtu vizitoi student-kadetët e Kosovës në Akademinë Ushtarake të Kroacisë ku është pritur nga komandanti i saj, gjenerallejtënant Mate Paden dhe stafi i tij.