Lajme

Mehaj: Adem Demaçi, njëri nga figurat qendrore të historisë së Kosovës së pas Luftës së Dytë Botërore e deri në ditët tona!

07/26/2024 22:26
nga:Y I

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kujtuar veprimtarin e çështjes kombëtare, Adem Demaçin në 6-vjetorin e vdekjes.

Mehaj tha se në 6-vjetorin e vdekjes së Demaçit shpreh mirënjohjen dhe konsideratën e thellë si dhe nderimin për jetën dhe veprën madhore të Mandelës së Evropës, Adem Demaçit.

“Demaçi, njëri nga figurat qendrore të historisë së Kosovës se pas Luftës së Dytë Botërore e deri në ditët tona, do të shndërrohet në promotorin dhe udhëzuesin e rinisë në rrugë për kryengritje kunder pushtetit serb, i cili padrejtësisht e kishte dënuar atë me vite të renda burgimi” shkruan Mehaj raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë: