Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka vazhduar me pikat e rendit të ditës, ku si pikë e parë është shqyrtimi i dytë i ligjit për pagën minimale, raporton GazetaBlic.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i PDK-së, ku kanë kërkuar që kjo pikë të shtyhet
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se nuk janë për tensione andaj kërkuan që kjo pikë të shtyhet.
“Kryetar nuk jemi për tensione, jemi për të zgjidhur probleme shtyne këtë pikë”, deklaron ai.
Derisa, shefi i grupit parlamentar të LDK-së Arben Gashi, ka deklaruar se Qeveria duhet të ketë një trajtim më gjithëpërfshirës për veteranët.
“Qeveria e Kosovës duhet të ketë një trajtim më gjithëpërfshirës për veteranët”, ka thënë ai.


