Megi Pojanin e pamë së fundmi krah Don Xhonit si protagoniste në klipin e këngës së tij “Katile”. Nga ky bashkëpunim mes dyshes ka lindur dhe një miqësi. E pyetur nga Argjira Spanca në “He/She’s on Top” ku është në rolin e jurisë, Megi tha se i ka vënë edhe një nofkë me përkëdheli reperit.
Ajo shtoi se Don Xhoni është më i mirë se ç’duket në kamera.
“Shumë mirë shkoi, ishte një eksperiencë e bukur dhe Don Xhoni është një djalë vërtet special. Për të gjithë që mund të kenë kuriozitet ta njohin, Don Xhoni është edhe më i mirë se ç’duket në kamera. Është boki jem, shprehja ime dhe e tij. Mbase është slang në Drenicë por boki jem është shkurtim për babloki”, tha Megi.