Showtime

Megi Pojani shfaqet për herë të parë me të dashurin

07/26/2023 22:09
nga:G C

Modelja e njohur, Megi Pojani dhe futbollisti Endri Çekiçi tash e një kohë janë duke u përfolur për një lidhje dashurie edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar publikisht.

Spekulimet për një lidhje të mundshme mes tyre nisën pasi publikuan disa foto nga një restorant, ku vihej re se ambienti dhe tavolina ishin identike.

Së fundmi, dyshja për herë të parë janë fotografuar së bashku në rrugët e Tiranës duke e konfirmuar kështu lidhjen e tyre.