Megi Pojani është në qendër të mediave rozë, por dhe atyre sportive, që pas thashehemeve për një lidhje të saj me mesfushorin e Kombëtares shqiptare të futbollit, Endri Çekiçi.
Blogerja e njohur e rrjeteve sociale ne Shqipëri njihet për postimet e saj provokuese, shpeshherë pa filtra. Pojani është një njeri që nuk ka aspak komplekse dhe këtë gjë, e ka treguar dhe në postimin e saj të fundit.
Bukuroshja, e cila ndiqet nga më shumë se 420 mijë fansa në rrjetin social “Instagram”, ka bërë një postim nga krevati i saj, ku shihet në poza tepër provokuese.
Pojani, krahas fotove, ka shkruar: “5 minuta seksi pastaj sloth që vuan nga miopia”. Ndoshta një thumbim për mesfushorin e Kombëtares Endri Çekiçi, por Pojani duket se nuk ka aspak problem të ndajë me fansat e saj edhe momente intime nga dhoma e gjumit.