Showtime

Megi Pojani e “djeg” Instagramin me fotot nga pushimet

06/28/2022 17:49
nga:Genita C

Ka disa ditë prej kur Megi Pojani po komentohet për një lidhje me futbollistin e kombëtares shqiptare, Endri Çekiçin.

Kjo lidhje u zbulua nga postimet e dyshes nga pushimet në të njëjtin vend.

Modelja prej disa ditësh tashmë ka fluturuar drejt ishujve të Afrikës Lindore së bashku me futbollistin e kombëtares.

Së fundmi, ajo ka ndarë disa foto me bikini nga pushimet e saj.

Megi duket tejet provokuese teksa ka pozuar e shtrirë në rërë. Ajo ka lënë fotot të flasin vetë, duke mos vendosur asnjë përshkrim krahas fotove.