Kandidati për deputet i VV-së me numrin 48, Mefail Bajqinovci, ka vizituar sot Podujevën, bashkë me deputeten Adelina Grainca, ku janë pritur ngrohtësisht në konakun e Hashim Mehmetit, raporton GazetaBlic.
Gjatë takimit, ata diskutuan për mobilizimin dhe përkrahjen e madhe që Lëvizja Vetëvendosje po merr për fitoren e ardhshme më 9 shkurt.
Bajqinovci theksoi se Podujeva vazhdon të mbetet e palëkundur në mbështetje të ndryshimit dhe të ardhmes më të mirë për Kosovën.
E plotë:
Sot, pas Prishtinës, vizituam Podujevën, bashkë me deputeten Adelina Grainca ishim në konakun e Hashim Mehmetit ku u mirëpritëm ngrohtësisht. Diskutuam për mobilizimin dhe përkrahjen e madhe për fitoren e radhës së Lëvizjes Vetëvendosje më 9 shkurt. Podujeva vazhdon të jetë e palëkundur në përkrahjen për ndryshimin dhe të ardhmen e mirë të vendit tonë.
Lëvizja 118✅
Mefail Bajqinovci48✅