Mefail Bajqinovci, kandidati për deputet nga radhët e LVV-së me numër 48, ka vizituar sot Kosharen e Ferizajt.
Bajqinovci bashkë me qytetarët e Ferizajt diskutoi për siç thotë ai fitoren e radhës me 9 shkurt, shkruan GazetaBlic.
Më poshtë keni postimin e Mefail Bajqinovcit:
“Pas Podujevës, takuam banorët e Koshares së Ferizajit, një trevë me tradita të pasura e me njerëz të përkushtuar.
Së bashku me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca, deputeten Adelina Grainca dhe deputetë të tjerë nga Ferizaj, diskutuam për sfidat dhe përkrahjen e madhe që po merr Lëvizja Vetëvendosje për fitoren e radhës më 9 shkurt 2025. Mirënjohës për mikpritjen dhe mbështetjen e banorëve të kësaj treve të veçantë, të cilët po dëshmojnë mobilizimin dhe besimin e tyre në programin tonë.
🇽🇰 Lëvizja 118
✅ Mefail Bajqinovci 48”, shkruan ai.
/GazetaBlic