Mefail Bajqinovci, deputet i VV’së, ka deklaruar se opozita nuk duhet të bllokojë procesin e zgjedhjes së Presidentit.
Ai u ka bërë thirrje deputetëve opozitarë të qëndrojnë në sallë dhe të marrin pjesë në votim, duke theksuar se bojkoti nuk është zgjidhje, ndërsa pjesëmarrja dhe vota janë detyrim kushtetues.
Postimi i plotë:
Opozita nuk duhet të bllokojë procesin për zgjedhjen e Presidentit.
Deputetët e opozitës duhet të qëndrojnë në sallë dhe të marrin pjesë në votim për Presidentin. Bojkoti nuk është zgjidhje – pjesëmarrja dhe vota janë detyrim kushtetues.


