Lajme

Medvedev: “Perëndimi po nxitë një apokalipsë bërthamore”

05/23/2023 18:16
nga:Astrit Gashi

Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev paralajmëroi sot se rreziku i një “apokalipsi bërthamor” do të rritet pasi Perëndimi po furnizon Ukrainën gjithnjë e më shumë me armë shkatërruese.

“Sa më shumë armë të dorëzohen, bota është një vend më i rrezikshëm”, tha nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus për TASS dhe RIA Novosti gjatë një vizite në Vietnam.

Ushtria ruse njoftoi sot se mposhti militantët që hynë në rajonin e Belgorodit në kufirin me Rusinë me automjete të blinduara dhe se vrau më shumë se 70 “nacionalistë ukrainas”, dhe se i shtyu pjesën tjetër në Ukrainë dhe më pas i likuidoi.

Medvedev tha se “përgjegjësia për këtë inkursion në territorin e Rusisë është e regjimit të Kievit, si dhe sponsorëve të Ukrainës, pra Uashingtonit dhe vendeve të BE-së, së bashku me vendet shoqëruese si Britania e Madhe dhe të tjera”.

“Kjo është përgjegjësia e tyre, e drejtpërdrejtë dhe e menjëhershme”, vlerësoi Medvedev.

Presidenti amerikan Joseph Biden miratoi të premten programet e trajnimit për pilotët ukrainas në avionët luftarakë F-16.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e siguroi Biden të dielën se F-16 nuk do të përdoreshin për të sulmuar territorin rus.