Lajme

Medvedev: Ka raste kur Rusia mund të përdorë armë bërthamore

03/26/2022 11:27
nga:Astrit Gashi

Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, tha se ka disa raste në të cilat Rusia ka të drejtë të përdorë armë bërthamore. Medvedev tha se të gjitha rastet janë të shënuara në dekretin presidencial dhe kjo flet për vendosmërinë e vendit për të mbrojtur sovranitetin e tij, por në situata të vështira negociatat janë mënyra më e mirë dhe më korrekte për të zgjidhur problemet.

“Këto raste qartësohen në dokumentin e miratuar me dekret presidencial dhe tregon vendosmërinë tonë për të mbrojtur pavarësinë, sovranitetin e vendit tonë, për të mos i dhënë askujt arsye as për dyshimin më të vogël se jemi të gatshëm t’i japim një përgjigje dinjitoze çdo sulmi ndaj vendit tonë, tha Medvedev.

Ai vuri në dukje se ka disa raste kur Rusia ka të drejtë të përdorë armë bërthamore, pra atëherë ndaj Rusisë kryhet me përdorimin e mjeteve për shkatërrim bërthamor; kur përdorën armë bërthamore kundër Rusisë ose aleatëve të saj; në rast të një sulmi në infrastrukturën kritike, duke paralizuar aktivitetin e forcës frenuese bërthamore ruse.

Rasti i katërt është kur është kryer një akt agresioni kundër Rusisë ose aleatëve të saj, si rezultat i të cilit është rrezikuar ekzistenca e vendit, edhe pa përdorimin e armëve bërthamore, pra përdorimin e armëve konvencionale.

“Po flas për këtë sepse më pyetët. Megjithatë, ne nisemi nga fakti se në situatat më të vështira, siç është kjo aktuale, prreth Ukrainës, negociatat dhe përpjekjet diplomatike janë ende mënyra më e mirë dhe më korrekte. Është e nevojshme të ndiqet kjo rrugë”, shpjegoi Medvedev.
Ai më tutje theksoi sëe askush nuk dëshiron luftë, por shtoi se gjithmonë ekziston rreziku i një konflikti bërthamor.

“Askush nuk dëshiron asnjë luftë, veçanërisht luftë bërthamore, ajo është një kërcënim për ekzistencën e qytetërimit”, tha Medvedev.

“Si një ish-komandant i përgjithshëm, unë jam i vetëdijshëm për përmasat e një konflikti bërthamor. Të gjithë e dinë caqet e armëve bërthamore të NATO-s janë shënjestrat në vendin tonë dhe se kokat tona bërthamore janë të drejtuara kah shënjestrat në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara. Prandaj duhet të mendojmë gjithmonë për këtë dhe të ndjekim një politikë të përgjegjshme”, tha Medvedev.