Sporti

Medon Berisha: Unë po rritem, bëj gjithçka për të arritur objektivat

12/24/2024 15:59
nga:Mergim Rreci

Medon Berisha së fundmi është shëndërruar në një protagonist te skuadra e Lece. Rikthimi i tij nga dëmtimi ishte i rëndësishëm, teksa tashmë ka zënë edhe vendin e titullarit.

Madje si për ironi të fatit, i ka marrë vendin Ylber Ramadanit, me këtë të fundit që tashmë ka përfunduar në stol. Trajneri i Leçes i ka besuar shqiptarit, me Redonin që tashmë po ia shpërblen.

“Unë po rritem shumë, trajneri po më jep shumë besim. Pas ndeshjes ishim të zhgënjyer, kemi bërë një ndeshje të madhe. Vuajtëm shumë, por ishim të bashkuar deri në fund.

Minutat? Unë jam mirë, kam marrë minuta dhe po përmirësohem. Mund të përmirësohesh çdo ditë, në shumë aspekte. Nuk ka një aspekt specifik, por e di që duhet të rritem dhe të marr më shumë eskperiencë.

Roli? Kam bërë trekuartistin dhe lojtarin që luan mes qendrës dhe krahut, mund të bëj edhe mesfushorin e qendrës. Momenti është shumë i rëndësishëm, pasi na presin tre përballje direkte në ndeshjet e radhës. Kemi treguar se jemi një skuadër e fortë, do të japim gjithçka për të arritur objektivin tone”, ka theksuar mesfushori.