Një artikull i mediumit Nova në Serbi, ka dhënë detaje mbi pasurinë marramendëse të Milan Radojiçiq dhe Zvonko Veselinoviq të cilët janë në listën zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe dyshohen për vrasjen e politikanit serb Olivier Ivanoviq.
“Nëse Kosova mbrohet me fitime në Serbinë qendrore, atëherë dyshja kontroverse Milan Radojçiq dhe Zvonko Veselinoviq është më se e suksesshme”, shkruan Nova, që sipas artikullit të tyre, Radojiçiq dhe Veselenoviq zotërojnë të paktën katër kompani që falë marrëveshjeve fitimprurëse me shtetin kanë tejkaluar për nga fitimi Miroslav Mishkoviqin (një biznesmen i njohur serb).
Veselinoviq dhe Radojçiq kanë qenë partnerë biznesi për një kohë të gjatë. Ata zotërojnë kompanitë Novi Pazar put, Inkop nga Quprija, Betonjerka Aleksinc, Doli Bel…
Më i suksesshmi është Novi Pazar, i cili, siç shkruan gazeta NIN, ka pasur një fitim neto prej 20.9 milionë dinarë në vitin 2019, dhe gati 1.2 miliardë dinarë vitin e kaluar.
“Kompania e tyre “ombrellë”, Inkop nga Quprija, përmes së cilës hynë në botën e biznesit juridik, vitin e kaluar i siguroi Radoiçiqit dhe Veselinoviqit – Zvonkos dhe vëllait të tij Zharko një fitim prej gati 1.8 miliardë dinarë ose 15 milionë euro”, shkruan gazeta.
NIN bëri të ditur se përkundër mendimit se ai është biznesmeni më i pasur në Serbi, kompanitë e Miroslav Mishkoviqit mbesin seriozisht pas Radojçiqit dhe vëllezërve Veselinoviq për sa i përket fitimeve të realizuara.
Siç ka shkruar më parë Nova.rs, për shembull, kompania “Novi Pazar put”, e cila është blerë nga Veselinoviqi dhe Radojçiq në janar të vitit 2020, mesatarisht ka marrë të paktën një tenderë në muaj. Përveç kësaj, pothuajse në të gjitha rastet, ajo ishte ofertuesja e vetme. Inkop, nga ana tjetër, shpesh merrte punë si nënkontraktor në projektet më të mëdha të ndërtimit.
Veselinoviq dhe Radojçiq përmenden si të dyshuar në aktakuzën e Prokurorisë Speciale në Prishtinë për përfsirjen në vresjan e e Olivier Ivanioviqit. Siç thuhet në aktakuzë, vrasja e Ivaniviqit është shkaktuar nga verpimet e një grupi të organizuar kriminal, i cili dyshohet se udhëhiqet nga Radojçiq dhe Veselenoviq.


