Sporti

Mediumi zviceran ‘Blick’: Biletat për ndeshjen e sotme në ‘tregun e zi’ po shiten deri në 500 euro

09/09/2023 13:25
nga:Mergim Rreci

Kosova dhe Zvicra do të përballen sot në ndeshjen kualifikuese për Euro 2024.

Pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht interesante, me ‘Dardanët’ që kërkojnë befasinë ndaj kombëtares helvete, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 20:45, me atmosferën që pritet të jetë fantastike në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Gazeta e madhe zvicerane, Blick, ka shkruar se biletat për ndeshjen Kosovë – Zvicër tashmë po shiten në tregun e zi dhe se çmimi i tyre shkon deri në 500 euro.

FFK-ja ka thënë se biletat janë të personalizuara dhe hyrja në stadium nuk do të jetë e mundur me biletë të shitur në tregun e zi.