Sporti

Mediumi spanjoll, Marca: Bale tallet me Real Madridin

11/16/2021 18:42
nga:Lorik J

Bale u lëndua sërish.

Mediumi spanjoll, ‘Marca’ shkruan se uellsiani po tallet me Real Madridin – sepse ka luajtur për herë të fundit për klubin më 28 gusht, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ka qenë e pamundur të deshifrohet për një kohë të gjatë. Nuk dihet nëse ai është një lojtar golfi që luan futboll në kohën e lirë apo një futbollist që luan golf në kohën e lirë”, shton Marca.

Spanjollët shkruajnë gjithashtu se lëvizjet e Realit rreth Bale janë befasuese, sepse uellsiani ka shkelur kodin e sjelljes.

“Realiteti i kësaj drame është tashmë një skenar i lodhshëm: thashetheme për largimin e tij, lëndime, fusha golfi, udhëtim me Uellsin dhe një kontratë në ajër”, shkruan Marca.

/GazetaBlic Sport