Lajme

Mediumi në Shqipëri: Këshilltari i Kurtit e kaloi natën në një kazino në Tiranë

04/12/2021 22:46
nga:Gazeta Blic

Këshilltari kryesor politik i Albin Kurtit, Arbër Zaimi, i cili këtë fundjavë si shumica e partisë zbarkuan në Shqipëri për fushatë elektorale, duket se ka zgjedhur ta kaloj më qetë natën pas orës policore në Tiranë.

Duke qenë si këshilltar I kandidatit të “Vetvendosjes” në Tiranë, ai duket se ka kaluar një ditë të lodhshme dhe në mbrëmje është parë në mjediset e Regency Casino në qendër të Tiranës, raporton Gazeta Tema.

Shoku i tij Bojken Abazi ka bërë publik numurin e llogarisë për ndihma financiare, por me sa duket mentori kryesor i fushatës së tij nuk ka shumë probleme për lekë.