Skuadra e Llapit do të përballet me Buducnostin me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të ndeshjes së kthimit të raundit të parë kualifikues për UEFA Conference League.
Llapi kërkon përmbysjen e rezultatin, pasi takimin e parë e humbi me rezultatin 2:0, andaj interesimi për ta shikuar këtë ballafaqim është shumë i madh dhe pritet të jeni mbi 11 mijë tifozë prezent në kryeqytet, shkruan GazetaBlic Sport.
Në lidhje me interesimin e tifozëve për këtë sfidë po raportojnë edhe mediat malazeze.
Vijesti.me, mediumi malazez shkruan se nesër do të ketë mbi 11 mijë tifozë në stadium, të cilët do të vijnë nga e gjithë Kosova.
“Buducnostin në Prishtinë e pret stadiumi plot, vijnë grupe tifozësh nga të gjitha anët e Kosovës. Ardhja në lojë është paralajmëruar nga grupe të shumta tifozësh nga Kosova, të cilët iu përgjigjën thirrjes së Llapit për ta ndihmuar skuadrën në ndeshjen e kthimit, pasi “Varvari” në Podgoricë shpërndanë një pankartë fyese”, shkruan ndër të tjera në raportimin e mediumit malazez.
/GazetaBlic Sport



