Sporti

Mediumi malazez: Buducnostin e presin 90 minuta të zjarrta në Prishtinë

07/12/2022 12:12
nga:L J

Skuadra e Buducnostit takohet të enjten me Llapin me fillim nga ora 20:00, në kuadër të ndeshjes kthyese të raundit të parë kualifikues të Conference League.

Buducnost ballafaqohet me Llapin të enjtën dhe pritet që stadiumi të jetë i stërmbushur me tifozë shqiptarë të të gjitha trevave, shkruan GazetaBlic Sport.

Mediumi malazez, Vijesti.me raporton se Buducnostin e presin 90 minuta të zjarrta në kryeqytetin e Kosovës.

“Futbollistët e Buduçnostit kanë udhëtuar drejt Prishtinës, ku të enjten do të përballen me ndeshjen e kthimit të xhiros së parë të kualifikimeve për Ligën e Konferencës. Ata kanë një avantazh të bukur para duelit me Llapin (2:0), por i presin 90 minuta të zjarrta. Nga Kosova vjen lajmi se rivali do të ketë shumë përkrahje nga tifozët në stadiumin Fadil Vokrri, Lapi beson se mund ta rikthejë rezultatin”, shkruan mediumi malazez.

/GazetaBlic Sport