Ron Raçi po vazhdon me paraqitje impresionuese në kampionatin kroat.
Raçi luajti 90 minuta në fitoren e thellë 0-4 ndaj Rudes dhe ndihmoi ekipin e Hajduk Split që të mbante portën e paprekur në duelin e tretë radhazi, shkruan GazetaBlic Sport.
Mediumi kroat, “Sportnet.hr” e përfshiu Raçin në formacionin e javës në Kroaci, duke shkruar: “Raci kishte 2/2 duele të fituara në tokë, tre posedime të fituara, një bllokim, dy rreziqe të larguara, 1/1 driblim të suksesshëm dhe 10/15 topa të gjatë të suksesshëm”.
Më poshtë formacioni më i mirë i javës në Kroaci:



