Sporti

Mediumi italian: Tifozët e Milanit kanë përgatitur një pritje armiqësore për Calhanoglun

11/07/2021 12:32
nga:Lorik J

Hakan Calhanoglu do të takohet me ish-klubin e tij, AC Milan sonte për herë të parë që nga transferimi i tij te.

Calhanohlu ishte një nga lojtarët kyç të Milanit në vitet e fundit, por në merkaton e verës u largua falas tek rivalët e përbetuar të ‘Rossonerëve’, Inter, përcjell GazetaBlic Sport.

“Interi është një ekip i madh. Ata fituan Scudetton dhe disa derbi gjatë kohës sime në Milano. Erdha këtu sepse më pëlqejnë sfidat e reja,” shpjegoi ai në shtator.

Sipas ‘Football Italia’, tifozët e Milanit janë tejet të zemëruar me Calhanoglun dhe ata do ta fishkëllejnë Calhanoglu sa herë që ai prek topin.

Tifozët e Milanit tashmë kanë sharë Gigio Donnarumma kur italiani u kthye në San Siro gjatë pushimit ndërkombëtar në tetor. Calhanoglu pritet të përballet me të njëjtin trajtim.

/GazetaBlic Sport