Sporti

Mediumi italian | Milani dhe Napoli interesohen për Zhegrovën

05/31/2023 17:19
nga:Lorik J

Anësori i Lille, Edon Zhegrova është shfaqur si objektiv i verës për Napolin dhe Milanin.

Të dy gjigantët e Serisë A janë në kërkim të një anësori të ri sulmues. andaj Zhegrova është ndër objektivat e tyre, sipas raportimeve të mediave në Itali.

Il Corriere dello Sport pretendon se 24-vjeçari kosovar është ndër kandidatët e Napolit për të zëvendësuar Hirving Lozano, i cili mund të largohet nga Stadio Maradona në verë.

Milani poashtu ka shprehur interesim për Zhegrovën.

/GazetaBlic Sport