Sporti

Mediumi i madh anglez: Rudiger do të transferohet në Real Madrid në verën e ardhshme si lojtar i lirë!

12/09/2021 15:54
nga:E K

Real Madridi po vazhdon të kërkojë transferimin e mbrojtësit të Chelseat, Antonio Rudiger.

Sipas mediumit anglez, The Athletic, klubi madrilen do të nënshkruajë një parakontratë me lojtarin në janar – kurse në verë do të kalojë në klubin e madh spanjoll si lojtar i lirë, përcjell GazetaBlic Sport.

Marrëveshja aktuale e gjermanit me Chelsea skadon në fund të sezonit dhe koha po mbaron për të zyrtarizuar një rinovim.

Ai është në gjendje të fillojë zyrtarisht të flasë me klubet tjera në vitin e ri për një marrëveshje për t’u bashkuar me to si lojtar i lirë në vitin 2022.

/GazetaBlic Sport/