Cristiano Ronaldo kthehet në Premier League pas 12 vitesh mungesë. Ai u transferua në këtë merkato nga skuadra e Juventusit tek Manchester United.
Portugezi me rikthimin e tij do të marrë pagën më të madhe në Premierligë, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas informacioneve nga gazeta The Telegraph, Manchester United gjithashtu do ta bëjë portugezin lojtarin më të paguar në historinë e ligës angleze.
Portugezi 36-vjeçar do të angazhohet me ‘Djajtë e Kuq’ për dy sezonet e ardhshme (plus një opsion) me pagë më të lartë se Alexis Sanchez në Premier League, i cili ishte rekordmen.
Nëse paga e kilianit vlerësohej në më shumë se 653,000 euro në javë ose gati 2.6 milionë në muaj dhe më shumë se 31 milionë euro në vit, Cristiano Ronaldo do të marrë edhe më shumë. The Telegraph megjithatë saktëson se sulmuesi portguez do të marrë më pak se Lionel Messi në PSG, paga e të cilit vlerësohet në rreth 40 milionë euro në vit.
/GazetaBlic Sport


