Lajme

Mediumi i Beogradit flet me dy qytetarë serbë që thonë se janë larguar nga FSK

11/09/2022 15:06
nga:Astrit Gashi

10 pjesëtarë serbë janë larguar nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, raporton mediumi qeveritar serb, Kosovo Online.

Dy prej tyre janë deklaruar për këtë medium, Marko Rakiq dhe Mlagjan Vlashkoviq.

Rakiq thotë se për arsye personale kanë vendosur të ‘solidarizohen dhe të largohen nga FSK’.

“Ne po e përcjellim situatën aktuale dhe ngjarjet e ditëve të fundit, për arsye personale kemi vendosur të solidarizohemi dhe të largohemi nga Forcat e Sigurisë së Kosovës”, na tha Rakiq.

Ndërkaq, Vlashkoviq thotë se “ky është vendim i tyre personal dhe nuk ka pasur presion”.

“Kemi gati pesë vite që punojmë dhe nuk ka pasur absolutisht asnjë presion për vendimin tonë, ky është vendimi ynë. Ne vendosëm të pajtohemi me njerëzit tanë në këto kohë të vështira, të solidarizojmë dhe të largohemi nga puna”, na Vlashkoviq.