Kombëtarja e Kosovës sonte takohet me Greqinë në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.
Kjo ndeshje luhet në kuadër të Nations League dhe dy kombëtaret tashmë kanë marrë nga një fitore në ndeshjet e para, shkruan GazetaBlic Sport.
Mediumi grek, Ethnos.gr e cilëson ndeshjen e sotme si një finale të hershme të grupit.
Ja raportimi i tyre:
“Kombëtarja e Gustavo Poyet ka përpara sfidën e parë të madhe. Pas fitores ndaj Irlandës së Veriut në Belfast me 1-0 por edhe dominimit të Kosovës në Qipro (0-2) sot luajmë ndaj kosovarëve merr karakterin e një “finaleje” të hershme”, shkruhet ndër të tjerash në raportimin e mediumit grek.
/GazetaBlic Sport/


