Sporti

Mediumi francez: Këta janë pesë lojtarët që do të largohen nga PSG

08/18/2021 12:26
nga:Lorik J

Paris Saint-Germain dëshiron të largojë pesë lojtarë.

Sipas Le Parisien, mbrojtësi Layvin Kurzawa, qendërmbrojtësi Thilo Kehrer, mesfushori Rafinha, anësori Pablo Sarabia dhe mesfushori sulmues, Julian Draxler janë lojtarë që nuk hyjnë në llogaritë e PSG dhe janë në treg, përcjell GazetaBlic Sport.

Bayer Leverkusen është interesuar për Draxler dhe janë të gatshëm të paguajnë 20 milionë euro për kalimin e tij.

Klubi francez gjithashtu do të kursejë tetë milionë euro në rroga në vit.

Francezi Kurzawa është në negociata me Lyon.