Një medium brazilian raporton se klubi saudit, Al-Hilal po mendon seriozisht të ndërpresë kontratën me yllin brazilian Neymar Jr, janarin e ardhshëm.
Gazeta braziliane “UOL” raportoi se Al-Hilal Ai po mendon të ndërpresë kontratën me Neymar, për shkak të gjendjes fizike që ai po e vuan.
Mediumi shtoi se Al Hilal dëshironte të largonte sulmuesin verën e kaluar. Burimi konkludoi se ajo që e komplikoi largimin e Neymar është shuma që u pagua për nënshkrimin e tij nga Paris Saint-Germain, përveç pagës së tij të madhe.
/GazetaBlic Sport
🚨🥶Al-Hilal envisage de mettre fin au contrat de Neymar en janvier 2025. 🇧🇷❌
(@UOLEsporte) pic.twitter.com/ya7iDZ83vO
— Lives Foot (@livesfoot) November 6, 2024