Lajme

Medina, 28 vjeçarja me sindromën down, që merret me art dhe aktrim

11/01/2023 15:36
nga:Y I

28-vjeçarja, Medina Surdulli, punon në organizatën ‘Down Sindrome Kosova’, raporton Gazeta Blic.

Ajo punon si asistente në programin e intervenimit dhe edukimit të hershëm për shërbimet terapeutike për fëmijë e vegjël të moshës 6 deri në 12 vjeç.

Ajo për “Gazeta Blic” tha se puna i pëlqen shumë dhe se merret me aktivitete të shumta.

Medina na tregoi se është marrë me not dhe skijim dhe tregoi se është aktore dhe se ka gjiruar një film.

Intervistën e plotë me Medinën e ndiqni në faqen e facebook të “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/