Sporti

Mediet italiane shkruajnë për kontributin e Muriqit ndaj Sampdorias

12/05/2021 20:52
nga:E K

Vedat Muriqi po kalon në momentet më të këqija të karrierës së tij.

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës nuk po gjen hapësirat e mjaftueshme te Lazio, nën urdhrat e Maurizio Sarri.

Por, edhe kur Muriqi luan, kritika janë të shumta për të. Sot, mediet italiane kanë vënë re një kontribut të veçantë të Vedatit për skuadrën e tij.

“Muriqi ka bërë një kontribut. Ai është ndëshkuar me karton të verdhë, pasi goditi me bërryl Yoshidan”, shkruan Football Italia.

Muriqi u inkuadrua në ndeshje në minutën e 46’ të takimit, duke zënë vendin e Immobile.

Në minutën e 88’ ai u ndëshkua me karton të verdhë, dhe kjo është krejt çka mediet italiane kanë për të thënë për paraqitjen e tij.