Leo Messi edhe zyrtarisht nuk do të jetë më pjesë e Barcelonës.
Barcelona zyrtarizoi mbrëmë largimin e tij, kurse reagimi nga futbollisti nuk ka ardhur akoma, përcjell GazetaBlic Sport.
PSG është favoriti kryesor për ta marrë argjentinasin dhe tashmë gjithçka po shkon rrugës së duhur.
Më herët u njoftua se palët janë pranë një marrëveshje të madhe dhe se mungon vetëm zyrtarizimi i plotë.
Gazetari i njohur, Julien Maynard, ka thënë se Messi nuk dëshiron numrin 10-të tek PSG, por ai do të mbajë numrin 19-të.
Kujtojmë që ai e kishte mbajtur këtë numër më herë tek Barcelona dhe kombëtarja e Argjentinës.
S’il a bien refusé le numéro 10, comme révélé par plusieurs médias, Messi envisage de porter au PSG un numéro avec lequel il a joué au Barça et en équipe d’Argentine : le 19. 3/3
— Julien Maynard (@JulienMaynard) August 6, 2021


