Edhe para se të vinte Koeman, ai përflitej për një zbarkim të mundshëm në “Camp Nou”.
Siç shkruan “Catalunya Radio”, media e afërt me klubin verdhekuq, Laporta tani po mendon për teknikun e Ajaxit, Erik ten Hag, përcjell GazetaBlic Sport.
Tekniku holandez me siguri se nuk do të refuzonte një ofertë për ta drejtuar një prej klubeve më me histori në futbollin botëror, por tani mbetet për t’u definuar çështja mes klubeve, ose ajo mes trajnerit e ekipit nga Amsterdami.
Këto emra së fundi po qarkullojnë pas humbjes së Barças nga Benfica në mesjavë në kuadër të Champions, që duket se ka detyruar krerët të vendosin përfundimisht për largimin e Koeman.
/GazetaBlic/


