Shtypi spanjoll, më saktë gazeta Marca, raporton se lojtari i Real Madridit, Brahim Díaz është shumë pranë zgjedhjes për të përfaqësuar kombëtaren marokene.
Sipas burimeve pranë Federatës Marokene të Futbollit, marrëveshja me lojtarin është gati për t’u shpallur, ndërsa mbeten për t’u zgjidhur vetëm detajet administrative.
Lojtari përfaqësoi kombëtaren spanjolle në të gjitha nivelet, madje kishte debutuar me La Roja duke luajtur për ekipin A kundër Lituanisë.
Mos harroni se lojtarët mund të zgjedhin të ndryshojnë kombësinë deri në moshën 21 vjeç për sa kohë që kanë tre ose më pak ndeshje ndërkombëtare për vendin që përfaqësojnë.
/GazetaBlic Sport


