Lajme

Mediat serbe raportojnë se pas Kosovës as Britania e Madhe nuk e lejon mbajtjen e zgjedhjeve të 3 prillit

03/28/2022 17:05
nga:Donika Fetahu

Siç është raportuar së fundi në mediat serbe, pas Kosovës edhe Britania e Madhe nuk do të lejojë votimin e serbëve në kuadër të zgjedhjeve të 3 prillit.

Sipas informacioneve jozyrtare të b92, votimi për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, parlamentare dhe lokale nuk do të zhvillohet në territorin e Britanisë së Madhe.

E gjithë kjo thuhet të ketë ndodhur për shkak se autoritetet britanike nuk i dhanë vizë Kryetarit të Komisionit Zgjedhor, i cili duhej të udhëtonte për në Londër, me të gjitha materialet zgjedhore në ambasadën serbe.

Tutje u tha se zyrtarët e Britanisë së Madhe nuk kanë shpjeguar arsyen lidhur me këtë vendim.

Serbët në fillim ishin shprehur të bindur se votimi do t’u lejohej edhe në Kosovë, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Qeveria e Kosovës mori vendim që të mos lejojë votimin e serbëve në territorin e Kosovës, pasi që kërkohej një marrëveshje paraprake në mes dy shteteve për këtë çështje