Lajme

Mediat serbe: Berisha do t’i bëjë ‘pritë’ Vuçiqit në aeroport

12/20/2021 17:47
nga:Gazeta Blic

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur disa qindra protestues para Kryeministrisë në protestën e thirrur prej tij kundër Aleksandër Vuçiq, i cili vjen në Tiranë në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.

Mediat serbe kanë shkruar sot se sipas burimeve të tyre një grup i protestuesve do t’i bëjë pritë Vuçiqit në aeroport.

“Informacioni i fundit është se protestuesit do të ndahen në dy grupe dhe do të tentojnë të presin kolonën që shkon nga aeroporti. Njëri grup do të protestojë para ndërtesës së Qeverisë në këtë qytet, ndërsa tjetri planifikon të presë rrugën deri te kolona nga aeroporti ku ndodhet presidenti Vuçiq”, shkruan media e njohur serbe Novosti, transmeton Shqiptarja.