Sporti

Mediat rumune me theks tek skuadra e Ballkanit, ja çfarë raportojnë para ndeshjes me Cluj

09/08/2022 11:33
nga:Mergim Rreci

Ballkani e zhvillon sot ndeshjen e parë në grupet e Conference League.

Cluj do të jetë kundërshtari i parë i Ballkanit, ndeshje kjo që zhvillohet në ora 18:45 , në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan GazetaBlic Sport.

Mediat rumune i kanë kushtuar rëndësi të veçantë kësaj ndeshje, madje duke hulumtura në detaje për Ballkanin dhe futbollin kosovar.

“Historia e futbollit kosovar. Kush është Ballkani, kundërshtari i kampionit CFR Cluj në grupet e Konferencë Ligë”, ka qenë titulli i ‘SportRo’, medium i njohur atje.

Ishte një shkrim i detajuar, ku tregonte për futbollin tonë, ecurinë historike të tij si dhe suksesin madhështor që arriti klubi ynë – LINKU.

 

/GazetaBlic Sport/