Lajme

Mediat në Ukrainë shkruajnë për rezolutën e Kuvendit të Kosovës ku dënohet agresioni rus

03/03/2022 19:23
nga:Donika Fetahu

Ish-ambasadori i Republikës së Kosovës, Leon Malazogu, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, tregon se mediat ukrainase së fundmi kanë shkruar për rezolutën e Kuvendit të Kosovës ku dënohet agresioni rus i cili u mbajt sot, raporton GazetaBlic.

Ai u shpreh se mediat ukrainase vlerësojnë qëndrimin e Kosovës.

Kosova ka dënuar luftën e Putinit, e gatshme të pranojë refugjatë ukrainas, ka qenë titulli nga mediat ukrainase.

Postimi i plotë: