Mediat në Shqipëri raportojnë se me urdhër të Gjykatës Speciale të Hagës është arrestuar sot në Tiranë, Dritan Goxhaj, ish-oficer i UÇK-së.
Sipas Euronews, Goxhaj është arrestuar në Tiranë dhe ndodhet në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Jozyrtarisht disa media raportojnë se ai dyshohet për publikimin e emrave të disa dëshmitarëve për rastet e luftës.
Goxhaj i ishte bashkuar UÇK-së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit dhe ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e forcave amerikane në Shqipëri.


