Lajme

Mediat ndërkombëtare: Të paktën 60 afganë dhe dhjetë marinsa amerikane u vranë në sulmin vdekjeprurës në Kabul

08/26/2021 20:53
nga:M K

Wall Street Journal raporton se të paktën 60 afganë u vranë në shpërthim. Shpërthimi dërgoi gjithashtu në vdekjen e dhjetë marinsave amerikane, raporton bbc.

Një zyrtar i lartë shëndetësor afgan tha se numri i të vdekurve në mesin e civilëve lokalë ishte 60, me shumë të tjerë që luftonin për jetën e tyre, shkruan gazeta WSJ.

“Një zyrtar amerikan ka raportuar për vdekjen e dhjetë trupave amerikane në Kabul. Numri i viktimave të amerikane pritet të rritet”, raporton Korrespondent i Politikës së Jashtme të Reuters që mbulon Pentagonin, Idrees Ali.

Në kohën e sulmit, qasjet në portat e aeroportit ishin të mbushura nga mijëra afganë të cilët kishin frikë nga persekutimi nga talebanët sepse kishin ndihmuar përpjekjet e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja në vend gjatë dy dekadave të fundit.

Gjithashtu edhe mediumi britanik, BBC ka raportuar se “të paktën 60 persona u vranë dhe 140 të tjerë u plagosën në shpërthimet jashtë Aeroportit të Kabulit, tha një zyrtar i lartë shëndetësor”.

Ndryshe, shërbimi inteligjent britanik kishte paralajmëruar se ka të ngjarë të ndodh një sulm vdekjeprurës.