Dinamo Zagreb u mposht me rezultat 0 me 4 nga Milani mbrëmë.
‘Rossonerët’ triumfuan bindshëm ndaj gjigantit kroat, në një ndeshje ku vendasit treguan cilësitë e tyre vetëm në fillim të ndeshjes, shkruan GazetaBlic Sport.
Mediat kroate kanë ‘shpërthyer’ ndaj futbollistit Arijan Ademi, duke e kritikuar shumë për paraqitjet e tij të dobëta në këtë edicion.
‘Problemi më i madh i Dinamos këtë sezon është Arijan Ademi. Legjenda e gjallë e klubit dhe një figurë e preferuar në dhomën e zhveshjes dhe korridoret e klubit është krejtësisht jashtë formës. Kapiteni i Dinamos luajti në fillim të sezonit, por me kalimin e sezonit dhe rritjen drastike të ritmit të ndeshjeve, Ademi humbi hapin dhe ishte lojtar më i vogël në shumë ndeshje të rëndësishme këtë sezon’, shkruan Index.hr.



