Sporti

Mediat italiane zbulojnë arsyen pse dështoi transferimi i Renato Sanches te Milan

02/04/2022 13:00
nga:E K

Shtypi italian bën me dije se Renato Sanches ishte shumë pranë largimit nga Lille për në Milano, por kërkesat e larta të agjentit, Jorge Mendes bën që marrëveshja të dështojë në fund.

Sipas Sportitalia, Milani i ka paraqitur një ofertë prej 20 milionë eurosh klubit francez për transferimin e portugezit dhe marrëveshja mund të ishte realizuar afër fundit të merkatos dimërore, përcjell GazetaBlic Sport.

Problemi është se Renato Sanches donte një pagë vjetore prej gjashtë milionë euro dhe Jorge Mendes ende donte të merrte një shpërblim të majmë për ndërmjetësimin e marrëveshjes.

/GazetaBlic Sport/