Sporti

Mediat italiane: Tare sot takohet me drejtuesit e Milanit

04/15/2025 18:01
nga:Lorik J

Drejtori ekzekutiv i Milanit, Giorgio Furlani thuhet se do të takohet sot me Igli Tare, favoriti i ri për të marrë postin e drejtorit sportiv pasi bisedimet për Fabio Paratici dështuan.

Mediume të shumta duke përfshirë Sky Sport Italia dhe La Gazzetta dello Sport theksojnë se takimi do ndodhë këtë mbrëmje në Romë.

Ata do të shqyrtojnë specifikat e projektit si dhe kushtet e kontratës, para një vendimi përfundimtar.

Tare ishte lidhur tashmë me këtë punë në vitin 2019 kur u thirr nga Paolo Maldini, por Lazio refuzoi ta lirojë.

/GazetaBlic Sport