Raporti e së enjtes në Itali pohojnë se Zhegrova mund të jetë pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Interit, por ka pak shqetësime në lidhje me gjendjen e tij fizike.
Zhegrova nuk ka luajtur për rreth nëntë muaj, që nga ndeshja Marseille-Lille në Ligue 1 më 14 dhjetor 2024, transmeton GazetaBlic Sport.
Zhegrova u rikthye në stërvitje në gusht dhe vendosi të mos bashkohet me Kosovën, gjatë pushimit ndërkombëtar të shtatorit, në mënyrë që të punonte në gjendjen e tij fizike, sipas raportimeve nga Tuttosport .
Tuttosport pohon se Zhegrova mund të përfshihet kundër Interit, por nuk ka gjasa që ai të jetë titullar duke pasur parasysh pushimin e tij të gjatë për shkak të dëmtimit.
/GazetaBlic Sport/


