Sporti

Mediat italiane “ngelin” Asllanin: Lojtari që preku më pak topa

01/16/2025 11:08
nga:Lorik J

Bologna ishte një tjetër test i fortë për Kristjan Asllanin, një shans për të konfirmuar potencialin e tij, por kjo nuk ishte një nga ndeshjen më të mira të regjisorit kuqezi, i vlerësuar nga mediat italiane me notën 5:

“Dëmtimet e Calhanoglu-s i hapën disa porta që nuk i ka pasur kurrë që nga dita kur zbarkoi në Milano, por kjo ishte një hap pas në raport me ndeshjen kundër Venezia-s. Ishte interisti me më pak topa të prekur, një detaj që nuk i shkon për shtat një regjisori”, shkruan TuttomercatoWeb.

Nuk e priti mirë këtë barazim 2-2 ndaj Bologna-s trajneri i Inter, Simone Inzaghi, i cili nuk i kurseu disa thumbime ndaj arbitrit: “Më duhet t’i bëj komplimente kundërshtarit, por djemtë zhvilluan një ndeshje të mirë. Vinim nga një tur force dhe nuk ishte e lehtë, por luftuam dhe krijuam shumë raste. Ka një shije të hidhur pasi nuk dolëm me 2 pikë. Nuk e di nëse ky barazim do t’i jap më shumë besim rivalëve tanë në garën për titull, duhet t’i shohim ndeshjet me radhë. Ne kemi probleme me rotacionet dhe me kalendarin, të gjithë ndeshjet në këtë kampionat janë të vështira. Arbritrat? Edhe ata mund të gabojnë, siç bënë sot apo në Superkupë, por ne kemi respekt”, u shpreh Inzaghi.